O Flamurgjak, o Flamurshkabë,
o vend e vatër, o nën e babë,
lagur me lot, djegur me flakë,
Flamur i kuq, Flamur i zi!
Fortesë shkëmbi, tmerr tirani,
s'të tremb romani, as veneciani,
as serb dushani, as turk sulltani,
Flamur i madh për vegjëli…
Me Skënderbenë u lavdërove
dhe në furtunë i fundmi u shove,
me Malon prapë lart vrapove,
yll i pavdekur për Liri.
Sa shpesh pastaj përdhe u shtrive,
me zjarr e zi u ndeze, u nxive,
po edo mizor me shpatë e grive,
o fushëkuq, o shkabëzi!
Përpjetë prije Shqipërinë,
perlindja shpirtin dhe fuqinë,
diell per vllanë, yrnek per fqinë,
për botën endërr e qiell i ri!